Duket si oazë në mes të fshatit. Nuk ka epitet tjetër që i shkon për shtati asaj çfarë ka ndërtuar në fshatin e tij të lindjes, Ramiz Lladrovci . Në Gllanasellën e Drenasit, me shtëpitë mesatare të ndërtuara me mund nga banorët, ka vite që është ngritur një godinë e lartë e rrethuar me anekse tjera të projektuara mirë nga arkitekti.
Brenda “kalasë” së ambasadorit të Kosovës në Tiranë, është edhe një pub, ku mund të rrijnë mysafirët e veçantë të ish-deputetit të PDK-së.
Kurse në mes të oborrit ndodhet pishina që ditëve të nxehta të verës shfrytëzohet nga Lladrovci dhe anëtarët e tjerë të familjes.