Është kurorëzuar “Miss Globe 2015” filipinasja Ann Lorraine Colis, në teatrin “Brampton” në Toronto. 22-vjeçarja është zgjedhur më e bukura nga 54 konkurrentet e tjera, të cilat morën pjesë në finalen e mbajtur në Kanada mbrëmjen e djeshme.
Kurora i është dorëzuar nga “Miss Globe 2014” Jacqueline Wojciechowski nga Kanadaja.
“Një moment i veçantë për Filipinet dhe njohjen e saj, duke i treguar mbarë botës vlerësimin për hiret e filipinase”, shkruan në rrjetin social “Facebook” Wojciechowski.
Ndërkohë, shoqëruesja e parë e “Miss Globe 2015” u shpall miss Albania Sara Karaj. Shoqëruesja e dytë miss Maqedonia, ndërsa e treta miss Kina.