Lajmet e fundit

Shikone raporti mjeksor që zbulon a aktroi Blerta Deliu, apo vërtetë ishte helmuar (Dokument)

U desht ndihma e mjeksisë urgjente për ta stabilizuar gjendejn e saj shëndetësore, pas helimit me gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës. Por jo të gjithë i besuan deputetes Blerta Deliu – Kodra se ajo vërtet ishte në atë gjendje, raporton Magazina.al. Madje koleget e saj nga opozita, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu thanë se Blerta aktroi.
Por, Abdyl Pacolli, drejtori i Qendres së Mjekësisë Urgjente ku Deliu kërkoi ndihmë mjekore, ka sqaruar në mënyrë profesionale për gjendjen e deputetes së PDK-së, ditën kur ajo kishte nevojë për mjek.
Në një bisedë për Magazina.al, Pacolli tha se me të shkuar në Kuvend, ekipet mjeksore konstatuen gjendjen e rëndë shëndetësore të Flora Brovinës dhe Blera Deliut. “Në pranim Blerta ka pasur vështirësi në frymëmarrje, tentim vjellje dhe plogështi të shkaktuar nga një substancë, që unë ende nuk e s’e di cfare ka qenë ai”, tha Pacolli për Magazina.al.
Po ashtu niveli i oksigjenit SpO2, sic tha doktori, ka qenë i ultë në 80 për qind, me crast është dashur t’i ipet oksigjeno-terapi. Deputetja Deliu, sipas doktorit ka pas probleme edhe me tensionin e ulët. Për shkak të gjendjes, pas helimit me gaz, Deliu ka marrë infusion dhe ineksion, sic shihet edhe në raportin e mjekut.
Se a aktroi apo joDeliu, pos deklaratave të doktorit, shihet edhe në këtë raport që tregon për gjendjen e saj dhe diagonzën e shënuar pas helmimit nga gazi lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.Magazina.al

blerta-raporti

Leave a Reply

Your email address will not be published.