Lajmet e fundit

Teknika e re: vetëm për 6 minuta eliminon rrudhat nga sytë

jaftojnë vetëm 6 minuta për të ‘eliminuar’ rrudhat që ndodhen rreth syve, për të tërhequr lëkurën dhe për tu dukur më e re. E gjitha kjo ndodh pa bisturi e pa gjilpëra, por  nëpërmjet një sekreti të thjeshtë që aplikohet në lëkurë.

“Të gjithë ata që nuk duan t’i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike në mënyrë kirurgjikale, ekziston mundësia për tu çliruar nga rrudhat nëpërmjet një metode inovative dhe pa dhimbje, e cila është krijuar enkas për trajtimet estetike të fytyrës dhe të trupit”.

Lajmi është bërë i ditur nga Giulio Basoccu, kirurg estetist dhe docent në Universitetin e Romës Tor Vergata. Basoccu është përgjegjës i Divizionit të Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese në Ini (Instituti nerotraumatologjik italian).

“Bëhet fjalë për një makineri të re të krijuar në mënyrë që vetëm për 6 minuta të arrijë të eliminojë rrudhat rreth syve dhe të ndihmojë në rinovimin e lëkurës. Normalisht, çdo rrudhë është e ndryshme nga të tjerat, ka moshën e saj dhe rrjedhimisht edhe thellësinë e saj. Por ka edhe rrudha që nuk janë shumë të thella dhe që kjo makinë e re arrin t’i eliminojë brenda pak kohe, falë radiofrekuencave shumë të fuqishme. Trajtimi përdor energjinë e radiofrekuencave që duke kaluar vijat sipërfaqësore dhe ato të thella të dermës, shndërrohet në energji termike që ka aftësinë të uniformizojë fibrat e kolagjenit, duke dhënë një tërheqje të lëkurës dhe rrjedhimisht, edhe rezultatin e duhur në shmangien e rrudhave”./tesheshi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.