Lajmet e fundit

De Biasi: Në Armeni do festojmë fitoren

Pak pasi zbriti në Jerevan, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi në një konferencën për mediat, u shpreh optimist për arritjen e objektivit, kualifikimin direkt për në Euro 2016.

Tekniku italian i kombëtares shqiptare u shpreh: “Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë në Armeni dhe me shumë mundësi do ta bëjmë këtë. Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni”.

De Biazi shprehu keqardhjen që një gjë e tillë nuk u realizua në “Elbasan Arena” në ndeshjen kundër Serbisë. “Për fat të keq në ndeshjen e fundit humbëm mundësinë që të vinim në Armeni të kualifikuar”, tha ai.

Ndërkohë, Shqipërisë i duhet vetëm fitorja që të kualifikohet direkt për në europianin e Francës. Në rast të kundër vendi i tretë na çon në fazën “play off” që luhet në nëntor, e ku deri më tani janë disa skuadra me emër dhe tejet të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.