Pasi Basllist Morina u burgos, pati reagime të shumta nga të gjithë shqiptarët për lirimin e tij, raporton Gazeta Blic.
Mirëpo, ai nuk mundi ta shikojë ndeshjen, qoftë edhe në mënyrë virtuale përmes një televizioni, sado që shprehu dëshirë të flaktë për një gjë të tillë.
Por, ndonëse Ballisti nuk u lirua, qytetarët e të gjitha trojeve shqiptare po kërkojnë lirimin e tij. Madje, ata janë mobilizuar edhe në rrjetet sociale, ku kanë hapur një faqe “Kerkojm liri per Ballist Morinen”, në facebook.
Këtë nuk ka hezituar ta shpërndajë edhe këngëtari Gold Ag, i cili ka kërkuar lirimin e tij. /Gazeta Blic.