Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi i ka vizituar futbollistët e përfaqësuese së Kosovës sonte në mbrëmje.
Në një postim të tij në Facebook, Thaçi ka treguar se i ka uruar futbollistët e Kosovës për fitoren që ata sot kanë shënuar ndaj Guinesë Ekuatoriale me rezultat 2 me 0.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Sot pata kënaqësinë t’i përgëzoj nga afër djelmoshat e përfaqësueses në futboll, të cilët na dhuruan një paraqitje spektakolare, duke e mposhtur 2:0 Guinenë Ekuatoriale, kombëtaren e 66-të në renditje të FIFA-s të 15-n në CAF, njëherësh të katërtën në Kupën e CAF. Gëzuar! HTH