Lajmet e fundit

Të shtëna me armë në Ulpianë

Rreth orës 19:15, në rrugën Dëshmorët e Kombit në lagjen Ulpiana, ka ndodhur një gjuajtje me armë.

Një veturë e tipit Ford e parkuar në këtë rrugë ka pësuar dëme, meqë plumbi qëlloi dritaren e përparme të anës së djathtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët gjetën dy gëzhoja të plumbit, ndërkaq janë duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.

Banorët e lagjes dhe pronarët e lokaleve përreth kanë thënë se disa persona janë gjuajtur gjatë gjithë rrugës dhe se janë larguar me shpejtësi nga aty.

Ndërkohë, nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.