Turqia ka filluar ditën e parë të zisë pas dy shpërthimeve të bëra në kryeqytetin turk gjatë një tubimi paqësor, ku mbetën të vrarë të paktën 95 persona.
Sulmi la të plagosur 245 persona, ndërsa 48 prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton BBC.
Pamjet televizive treguan skena paniku dhe njerëzit shtrirë në tokë e mbuluar në gjak. Qeveria turke i ka quajtur shpërthimet si ‘akte terroriste’ dhe hodhi poshtë akuzat se ‘ai ishte për t’u fajësuar’.
Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan e ka ngushëlluar edhe presidenti i SHBA-ve Barak Obama, i cili ‘përcolli simpatitë e tij më të thella personale për ata që u vranë dhe u plagosën në këto sulme monstruoze”, tha Shtëpia e Bardhë.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjsi për sulmin.