Lajmet e fundit

Ankara, Shteti Islamik dhe ‘militantët e ekstremit të majtë’ dalin si të dyshuar, ndërsa vazhdon protesta anti-qeveri

Hetuesia turke deri me tani ka dështuar të gjejë  autorët e sulmit të djeshëm, megjithatë kanë dyshimet e para se pas sulmeve mund të fshihen militantët e Shtetit Islamik dhe ‘militantët e ekstremit të majtë, ndërsa protesta anti-qeveri  vazhdon edhe sot.
Mijëra njerëz janë mbledhur të vendi i sulmeve të djeshme në Ankara, ku mbetën të vrarë 95 njerëz.
Turqia sot ka filluar ditën e parë të zisë për viktimat që humbën jetën në sulmin e djeshëm, megjithatë mijëra protestues janë mbledhur duke brohoritur me parulla anti-qeveritare, transmeton Gazeta Blic.
“Erdogani vrasës, policia vrasëse…” thërret turma, përderisa janë duke u përcjellur nga forcat të mëdha policore.

Sulmet e djeshme kanë tronditur mbarë Turqinë dhe rajonin, duke marrë jetën e afro 100 njerëzve dhe duke lënë të plagosur qindra të tjerë.
Zyrtarë të qeverisë i kanë cilësuar shpërthimet si akte terroriste, teksa i kanë lënë autoriteteve përkatës të investigojnë personat përgjegjës. Atentatet ndodhen pak përpara marshimit të planifikuar “të paqes”, organizuar nga sindikatat e punës dhe një numër i OJQ-ve për të protestuar kundër konfliktit midis shtetit dhe militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit PKK në juglindje të Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.