Nga reshjet e mbrëmshme përsëri janë vërshuar rrugët në Reçicë të Vogël ,Reçicë të Madhe dhe Brodec si pasojë e ujit dhe dheut që ka dalë në rrugë me ç’rast ka vështirësuar qarkullimin nëpër këto vende, njofton Portalb.
Banorët e fshatit Brodecshprehen të revoltuar ndaj mos reagimit të Komunës duke theksuar se komuna që mbrëmë ka dërguar atje një ekskavator të prishur që rezulton se mbrëmëatje nuk ka pasur intervenim për tu përmirësur gjendja e rrugës. Punimet për largimin e dheut nga rruga kanë nisur sot në zonën e Brodecit por megjithatë banorët shprehen të shqetësuar nga ajo që do të ndodh në dimër ku dihet se kushtet janë ende më të vështira.
Por Isen Demiri, përgjegjës në Sektorin për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, thotë për Portalb se, nuk është e vërtetë që në Brodec të mos jetë punuar për përmisimin e gjendjes duke theksuar se ai personalisht mbrëmë ka qenë atje për të parë se sa punohet në këtë drejtim.
Gjendje e njëjtë shihet edhe në Reçicë të Vogël ku banorët ankohen se askush nuk ka ardhur për të pastruar rrugën që prej vërshimeve të radhës së kaluar. Edhe këto pretendime i hedh posht Isen Demiri duke thënë që mbrëmë nga Komuna kanë dërguar ekskavator edhe në Reçicë të Vogël për pastrimin e rrugës.
Shipkovica, Brodeci, Reçica e Vogël dhe Reçica e Madhe janë zonat që u kapluan nga vërshimet e tre gushtit ku si pasojë u shkaktuan dëme të mëdha materiale ku pati edhe viktima në njerëz. /albeu.com/