Lajmet e fundit

Petrit Selimi në Armeni po lobon për UNESCO

Sot në Erevan të Armenisë ka filluar samiti i 31-të i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), ku në mesin e pjesëmarrëseve është edhe Republika e Kosovës.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi po merr pjesë në këtë samit ndërsa kjo është hera e parë që një zyrtar kosovar viziton këtë shtet në këtë nivel, ndërsa në fokus të delegacionit kosovar është lobimi për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Në samit po marrin pjesë afro 500 përfaqësues të vendeve anëtare të OIF, në mesin e të cilëve shumë liderë shtetesh dhe ministra të jashtëm, si dhe pjesëtarë të Sekretariatit të Përgjithshëm të kësaj organizate, transmeton Klan Kosova.

Selimi ka falënderuar shtetet frankofone për mbështetjen dhënë anëtarësimit të Kosovës në OIF ndërsa është shprehur se Kosova duke qenë pjesë e kësaj organizate ka trefishuar numrin e diplomatëve frankofonë dhe ka festuar Javën e Frankofonisë.

Ai ka kërkuar mbështetjen e Kosovës edhe në UNESCO sepse sipas tij izolimi i Kosovës nuk i kontribuon zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë së Kosovës

http://klankosova.tv/petrit-selimi-ne-armeni-po-lobon-per-unesco/

Leave a Reply

Your email address will not be published.