Ka për të qenë jo vetëm një fitore historike dhe një rezultat i papërsëritshëm për futbollin shqiptar e për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por edhe një shpërblim po kaq i jashtëzakonshëm.
Burime nga Erevani tregojnë për Javaneës.al se FSHF ka planifikuar të japë plot 2 milion euro për ekipin, në formë shpërblimi, në rast fitoreje.
Një shifër kjo që nese konfirmohet përputhet gjithsesi me përmasat e sfidës dhe pritshmëritë që rrjedhin prej saj.
Mbetet të shihet sesa do të përforcojë ky detaj vullnetin e kombëtares tonë në fushë, megjithëse në një ndeshje si kjo, nuk ka shumë nevojë për stimuj.