Lajmet e fundit

Dy të vdekur në aksidentet në dy aksidente

Dy persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura, njëri në fshatin Dolc të Klinës dhe tjetri në fshatin Veriq të Istogut
Ky i fundit kishte bërë aksident ditë më parë dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve.

Kurse, deri te aksidenti në fshatin Dolc ka ardhur kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mbrojtësit e rrugës. Si pasojë e aksidentit një mashkull ka ndërruar jetë, ndërsa vozitësi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë iu lirohet familjarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.