Lajmet e fundit
Kuçi diskuton Raportin e Progresit me stafin e MD-së

Kuçi diskuton Raportin e Progresit me stafin e MD-së

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar një takim me stafin politik, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e agjencive, departamenteve dhe njësive tjera të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilët ka biseduar për Raportin e Progresit 2013, që ndërlidhet me fushë-veprimin e kësaj ministrie.

Pas identifikimit të sfidave që janë paraqitur në Raportin e Progresit 2013, që ndërlidhen me fushë-veprimin e Ministrisë së Drejtësisë, Ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e të gjithë strukturave të ministrisë, që këto sfida të adresohen dhe të konsiderohen si prioritete në planin e punës së tyre, në mënyrë që të eliminohen me kohë.

Ministri Kuçi kërkoi angazhim më të madh në analizimin e të gjeturave, dhe kërkoi nga stafi propozim të planeve konkrete dhe adresim efektiv të sfidave që janë ngritur në raport.

Në anën tjetër, pjesëmarrësit në këtë takim premtuan angazhim të shtuar gjatë punës së tyre në mënyrë që të eliminohen sfidat që kanë dal nga Raporti i Progresit për Ministrinë e Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.