Lajmet e fundit

Mediat italiane ngrenë në qiell De Biasin. Tare: Jam i prekur

Gianni De Biasi ka postuar në profiling e tij në facebook, linkun e portalit Italian si24.it që shkruane: “Me fitoren 3-0 në Armeni Shqipëria kapërcen Danimarkën dhe arrin një kualifikim në Europian që përbën një arritje historike. Festë e madhe në fund të takimit, me shumë përqafime dhe shampanjë”.

Sipas trajnerit italian është një sukses personal i jashtëzakonshëm.

“Është ëndrra e gjithë popullit, jemi krenarë për rezultatatet e kësaj kombëtare. Jam i prekur”, tha për Sky Igli Tare, ish-lojtari i Lacios, një prej lojtarëve më të mirë të historisë për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.