Mbërrin Kombëtarja shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza”, aty ku qindra tifozë kuqezinj kanë dalë për ta pritur, në shenjë falënderimi për emocionet e fitores historike dhe kualifikimin për në Kampionatin Evropian.
Kryeministri Rama ka pritur personalisht ekipin në Rinas së bashku me grupimet e tifozëve. I pari që ka përshëndetur kreu i qeverisë ka qenë trajneri Xhani De Biazi.
Ndërkohë, me mijëra tifozë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në pritje të heronjve kuqezi, për të festuar fitoren e madhe, pjesëmarrjen në një kompeticion madhor futbolli, siç është Evropiani i Francës.