Që nga data 15 shtator ata kanë në zyrë kërkesën për qasje në dokumente zyrtare nga lajmi.net, por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Madje, është dashur që të telefonohet në Minsitri për të konfirmuar pranimin e dokumentit.
Bajram Shala në këtë ministri ka konfirmuar pas telefonatës që u është bërë, se kanë pranuar kërkesën, duke thënë se po shqyrtohet nga kompetentët.
Por, tashmë një muaj nuk kanë kthyer asnjë përgjigje, e sipas Ligjit, duhet kthyer ndonjë lloj përgjigje brenda një jave për secilin që bënë kërkesë.
Ligji, të paktën siç thuhet në të, garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike.
Ligji thotë :
Neni 6
Kërkesat për qasje në dokumente zyrtare
- Nëse kërkesa nuk është sa duhet e saktë, institucioni publik kërkon nga kërkuesi që ta qartësojë kërkesën dhe i ndihmon kërkuesit që ta bëjë këtë.
Neni 7
Përpunimi i kërkesave për qasje në dokumente zyrtare
- Nëse institucioni publik nuk posedon, nuk disponon ose nuk e mbikëqyrë informatën, e ka njohuri për organin gjegjës, resorin e tij ose institucionin tjetër, menjëherë ose më së voni pesë (5) ditë pune, nga dita e pranimit të kërkesës me shkrim të kërkuesit, është i detyruar që kërkesën t’ia përcjellë organit gjegjës ose sektorit të tij, i cili e posedon, disponon ose e mbikëqyrë informatën.
- Institucioni publik obligohet që brenda shtatë (7) ditëve, prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerr vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të japë përgjigje me shkrim për të arsyetuar refuzimin e plotë apo të pjesërishëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për parashtrimin e një kërkese për rishqyrtim. Refuzimi i kërkesës bëhet me aktvendim me shkrim për refuzim të saj.
Ndryshe, lajmi.net ka bërë kërkesë për qasje në një dokument të vetëm.