Policisë së Kosovës (PK), i janë shtuar nga e premtja edhe 132 policë të rinj. Ceremonia e diplomimit është mbajtur në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri, dhe me këtë rast janë graduar edhe 96 togerë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se Policia e Kosovës është afër dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, qe 14 vite policia është një ndër shtyllat kryesore që ka luftuar krimin e organizuar në Kosovë. Rexhepi ka shtuar se edhe në raportin e fundit të progresit është përmendur puna profesionale e Policisë së Kosovës, si institucioni më i respektuar në vend.
Ndërkaq, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka uruar togerët dhe policët e rinj duke kërkuar që punën e tyre ta bëjnë me përkushtim dhe profesionalizëm të madh.