Lajmet e fundit

Surroi mbështetë Rektorin sepse ia punësoi gruan në fakultet….

Veton Surroi është vënë bashkë me kompaninë e tij në mbështetje të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu dhe duket që kjo mbështetje edhe po i shpërblehet.
Në kohën po kërkohet dorëheqja e rektorit Zejnullahu, e studentët po protestojnë çdo ditë për plotësimin e kërkesave të tyre, në mbrojtje Zejnullahut po i del Veton Surroi.

Madje, Surroi ka dalë edhe në marshin e organizuar të martën në përkrahje të Ramadan Zejnullahut, përderisa pati dalë në protestat ku kërkohej dorëheqja e rektorit paraprak, Ibrahim Gashi.

E gjithë kjo mbështetje i është shpërblyer Surroit, me angazhimin e bashkëshortes së tij në Fakultetin e Arteve.

Blerta Syla-Surroi ka filluar punën në Fakultetin e Arteve, si staf i angazhuar në nivelin e studimeve Bachelor. Si staf i angazhuar ajo ka kontratë një vjeçare, ndërsa mban lëndën “Vizatimi 1”.

Prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e arteve, Mehmet Behluli në përgjigjen për Express ka thënë se Blerta Syla-Surroi është bashkëpunëtore e jashtme dhe staf i angazhuar me kontratë një vjeçare si ligjëruese e lëndës “Vizatim”, ndërsa për herë të parë është angazhuar si bashkëpunëtore në vitin e kaluar. Këtë vit, Blerta është angazhuar me konkurs të ri për bashkëpunëtor të jashtëm të UP’së, shton më tej në përgjigjen e tij, Behluli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.