Lajmet e fundit

Reagon Krasniqi: Kadri Veseli i mbuloi muralet në mënyrë autoritative

Pas mbulimit të muraleve në hollin e Kuvendit, ka reaguar ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili thotë se Kadri Veseli i ka mbuluar pikturat në mënyrë autoritative. Duke reaguar ndaj, deklaratës së Blerim Latifit, këshilltar i Veselit, i cili tha se Kryeparlamentari aktual ka respektuar vendimet e legjislaturave të kaluara, Krasniqi tha asnjëherë nu ka pasur vendim për mbulimin e pikturave.
Më poshtë reagimi i plotë i Jakup Krasniqit.

JO, NUK ËSHTË ASHTU

Nuk është aspak e saktë se “mbulimi i moraleve është vazhdimësi e katër legjislaturave” dhe as vendim i Kuvendit. Pasi vendim i Kuvendit konsiderohen vetëm vendimet që merren ne Mbledhjet Plenare te Kuvendit dhe një vendim i tillë nuk është marrë në asnjë legjislaturë te Kuvendit te Kosovës.

Dihet se muralet janë mbuluar në kohën e UNMIK-ut, në legjislaturën e parë. Çështja e atyre moraleve nuk është diskutuar asnjëherë në Kuvend, nuk e di nëse është biseduar në Kryesinë e Kuvendit në legjislaturën e parë. E them me përgjegjësi në legjislaturat e pavarësisë ( të tretën e të katërtën) nuk është diskutuar asnjëherë, nuk është kërkuar asnjëherë që të zbuloheshin dhe nuk janë zbuluar e biseduar as edhe një herë.

Veprimi i Kryetarit te legjislaturës së pestë, për t’i mbuluar muralet është si veprimi i Kryetarit te legjislaturës së parë, (i kohës se UNMIK-ut), i cili pa e shtruar çështjen në Kuvend, i ka mbuluar moralet që kanë një rëndësi të madhe për historinë e shqiptarëve dhe nuk prekin ndjenjat e askujt në Kosovë.

Prandaj, Kryetari i Kuvendit, nuk duhet të merret me legjislaturat tjera, por duhet ti tregoi opinionit arsyet e vërteta, pse e bëri mbulimin e muraleve me pikturat e Sallës solemne te Kuvendit, por jo të përpiqet ta ndaj fajin me të gjithë shqiptarët.

Kryetari Veseli e ka pasur rastin që vendimin për mbulimin e moraleve të vendoste Kuvendi pas një diskutimi përmbajtjesor, por jo në mënyrë autoritative si veproi ai!

Leave a Reply

Your email address will not be published.