Lajmet e fundit

Rama: Falë Etritit, mund ta dua një Berishë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur kohë për shaka gjatë fjalimit pas ardhjes së Kombëtares në Kryeministri.

Rama i ka falënderuar lojtarët sepse ata bashkuan të gjithë shqiptarët sipas tij, ndërsa e falënderoi edhe Etrit Berishën, që  ia mundësoi ta donte një Berishë. Kjo si rezultat i rivalitetit politik me Sali Berishën.

“Edhe sikur ju të mos ia kishit dalë, ju do të ishit në maje të futbollit shqiptarë. Ju i bashkuat shqiptarë dhe shkruat një faqe të lavdishme dhe nuk do të ishte ndryshe edhe nëse nuk do të kualifikoheshi”, tha Rama gjatë fjalimit që mbajti para futbollistëve në Kryeministri.

“I jam falur secilit nga ju, që nga Etriti që më dha mundësinë ta dua një Berishë. U jam falënderues që sollët pasionin e Kosovës, forcën e Vlorës, talentin e Shkodrës, Krenarinë e Tiranës dhe ambicien e Preshevës”.

“Nuk e harrova, Lorikun e Shqipërisë, Lorikun e Kosovës, Lorikun e Francës e Italisë, i cili hodhi të gjitha forcat në forcimin e Kombëtares dhe udhëhoqi armatën e De Biasit drejt Francës”

Leave a Reply

Your email address will not be published.