Shqipëria është me një këmbë tanimë në “Euro 2016”.
Ekipi kombëtar shqiptar po fiton 0-2 në Erevan kundër Armenisë në ndeshjen që përcakton faktin nëse Shqipëria kualifikohet ose jo.
Nëse ndeshja Armeni – Shqipëri përfundon 0-2, Kombëtarja Shqiptare renditet e dyta me 14 pikë, që do të thotë kualifikim direkt.
Portugalia është e para me 21 pikë, pasohet nga ekipi ynë e më pas vjen Danimarka, Serbia dhe në fund Armenia.
Grupi I është i vetmi që kishte 5 skuadra dhe për këtë shkak secili ekip luajti tete ndeshje.