Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ftuar Kombëtarën shqiptare të futbollit që të vijë edhe në kryeqytetin e Kosovës për festuar triunfin e së dilës, ku kjo Kombëtare arriti të sigurojë biletën për në Franca2016.
Sipas Ahmeit edhe Prishtina mertion t’ia bëjë një pritje sikursi ia bëri Tirana
“Edhe Prishtina meriton ti bëj një pritje Kombëtares. Të gjithë ata nga Kosova e gjithandej që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë duan ta falenderojnë kombëtaren nga sheshi ku i përcollen të gjitha ndeshjet”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Edhe Prishtina meriton ti bëj një pritje Kombëtares. Të gjithë ata nga Kosova e gjithandej që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë duan ta falenderojnë kombëtaren nga sheshi ku i përcollen të gjitha ndeshjet.
Tani po i dërgojmë edhe ftesë publike. Shpërndane gjithandej dëshiren për ta pas kombëtaren në Prishtinë.