Çdo vit në Kosovë mesatarisht heqin dorë nga 1.500 qytetarë nga nënshtetësia e Kosovës. Pikërisht kjo ka bërë që edhe numri i votuesve të jetë më i vogël për zgjedhjet në Kosovë. Megjithatë interesimi për zgjedhjet lokale në Kosovë i mërgatës së Kosovës është shumë i vogël në raport me numrin e mërgimtarëve tanë në botën e jashtme, edhe pse në raport me zgjedhjet e kaluara kë një ngritje të numrit të votuesve. Por në krahasim me numrin e mërgatës mbetet i vogël, sidomos në ato shtete si Zvicra e cila lejon dy nënshtetësinë. Por Gjermania dhe disa shtete të tjera nuk e lejojnë dy nënshtetësinë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve me të drejtë vote të jetë i vogël.
Pas pranimit të ekstraktit të regjistrit civil, divizioni i shërbimit të votuesve para se të fillojë alokimin e votuesve në qendrën e Votimit ka bërë caktimin e votuesve të rinj në QV në mënyrë automatike dhe manuale. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8.383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6.743 votues më shumë që janë regjistruar për të votuar përmes postës.
Ky numër është i vogël në krahasim me kontingjentin e 74.783 votuesve që nuk kanë qenë në listën përfundimtare të votuesve të 2010 e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në regjistrin civil midis dy palë zgjedhjesh. Poashtu 5.000 formularë për regjistrim dhe materiale informuese janë dërguar edhe tek 190 pika shpërndarëse në njëzet e pesë shtete.
Bazuar në ekstraktin e tretë të regjistrit qendror civil nga viti 2000 e deri më tani janë 18.028 qytetarë me të drejtë vote që kanë hequr dorë nga shtetësia.Pra çdo vit rreth 1.500 qytetarë heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.