Lajmet e fundit

Ilir Deda: Isa Mustafa e Hashim Thaçi duhet ta lirojnë Albinin dhe menjëherë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ilir Deda ka reagur pas arrestimit të Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes.

Deda ka vlerësuar se arrestimi i fundit i deputetëve të VV-së, ka kontribuar në tensionim të situatës në Kosovës

“Për fat shumë të keq, spiralja e dhunës po merr hov”, shkruan ai në profilin e ti në Facebook.

Postimi i plotë:

Arrestimi i Albinit i kontribuon tensionimit të situatës në Kosovë. Për fat shumë të keq, spiralja e dhunës po merr hov.
Në vend se të përpiqen ta mbajnë të burgosur, Isa Mustafa e Hashim Thaçi duhet ta lirojnë Albinin dhe menjëherë të ulen në tavolinë me Visarin, Ramushin e Fatmirin dhe ta gjejnë zgjidhjen për krizën politike në shtet. Në të kundërtën shkuam posht’ të gjithë së bashku!

Leave a Reply

Your email address will not be published.