Lajmet e fundit

Aktivistët e VV-së fillojnë të mblidhen para stacionit të Policisë (Foto)

Me t’u arrestuar ish lideri i tyre dhe deputeti i VV-së, Albin Kurti, aktivistë të Vetëvendosjes kanë dalur para stacionit policor.

Ata kanë filluar të mobilizohen pas thirrjes në Facebook, ku thuhej:

Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga “Luan Haradinaj”).

Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë.

Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!

Ndërkohë, deputeti Glauk Konjurca është lënë i lirë./zeriinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published.