Lajmet e fundit

AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit

Ndalimi dhe rrëmbimi, pothuajse si nëpër filma i Albin Kurtit, deputet dhe përfaqësues i Opozitës, është mesazh i tmerrshëm për demokracinë në vend, thuhet në një reagim të AAK-së

“Situata, edhe ashtu e rëndë politike, nuk qetësohet duke paraburgosur përfaqësues politikë opozitarë dhe kjo ndodhë vetëm në sistemet totalitare, në çfarë po rrëshqet edhe qeveria e Isa Mustafës.

AAK, kërkon lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit dhe kërkon që të nxirren para drejtësisë urdhërdhënësit e këtij arrestimi spektakular.

Po ashtu i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, që të heqë dorë nga përdorimi i policisë për agjenda ditore partiake, të reflektojë dhe të mos bëjë gabime që mund ta cojnë vendin në trazira të dhunshme.

Ai duhet të reflektojë dhe t’i korrigjojë gabimet e veta e jo të provojë spektakle të shtetit policor.

Albin Kurti është deputet i zgjedhur dhe ai duhet ta zhvillojë i lirë aktivitetin e tij politik”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.