Lajmet e fundit

Prokuroria tregon arsyet e arrestimit të Kurtit

Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, dhe përdorimi i armës.

Sipas Prokurorisë Në kuadër të këtij hetimi ka qenë i planifikuar edhe intervistimi i deputetëve të dyshuar, për të cilën arsye sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë është ndaluar deputeti Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Deputeti Kurti është intervistuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës dhe menjëherë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar dhe prokuroria do ta njoftoj opinionin me kohë për rrjedhën hetimore./klankosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published.