Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ka urdhëruar Këshillin Mbikqyrës të shtetit të hetojë sulmet kamikaze në Ankara, ku mbetën të vdekur afër 100 njerëz.
Sulmi në Ankara ishte sulmi më vdekjeprurës në historinë e Turqisë, duke shkaktuar edhe protesta të mëdha kundër qeverisë së Turqisë, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, kryeministri turk ka deklaruar se pas sulmit qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik. Sulmet në Ankara kishin ndodhur gjatë një mitingu pro-kurdë.
Autoritetet në Ankara kanë raportuar se hetimet e tyre ishin të fokusuara në grupin ekstremist turk, i cili mendohet të jetë edhe pas sulmeve në Suruc, ku mbetën të vrarë 34 persona. /