Lajmet e fundit

Bujar Nishani: Ja kush mund ta lirojë Ballist

Ballist Morina është kthyer në një çështje politike, teksa opozita kërkon me ngulm lirimin e tij nga burgu.
Një gjë e tillë është kërkuar edhe nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Ai ka thënë një ditë më parë se Ballisti mund të lirohet me një amnisti të presidentit Bujar Nishani. Nga ana tjetër, Presidenca shprehet për “Panorama” se nuk ka asnjë mundësi të tillë.

“Amnisti nuk jep Presidenti i Republikës, por vetëm Parlamenti”. Ky është reagimi që vjen nga Presidenca në lidhje me propozimin që bëri një ditë më parë kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me burgosjen e tifozit kuqezi Ismail Morina. Morina ne gjyq “Amnisti jep vetëm Parlamenti (ky aktuali ka bërë dy herë deri tani). Presidenti nuk ka kompetencë për dhënie amnistie. Presidenti ka kompetencë vetëm ulje të viteve të dënimit ose falje të viteve të mbetura të dënimit”, tha burime jo zyrtare nga Presidenca për gazetën “Panorama”.

Të njëjtat burime sqaruan se Presidenti i Republikës ndërhyn për ulje dënimi vetëm pas dënimit të personit nga gjykata.

“Pra bëhet fjalë për ata persona që kanë marrë një dënim nga gjykata. Por edhe kjo kompetencë është bllokuar, pasi Presidenti jep falje vetëm me propozim të ministrit të Drejtësisë. Këta i kanë bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë të gjitha kërkesat e të dënuarve për falje apo ulje dënimi. Nëse Parlamenti do t’ja japë këtë kompetencë Presidentit, pra amnistinë, Presidenti do ta shohë me përparësi rastin e Ballist Morinës”, komentuan burimet nga Presidenca të propozimit të Spartak Brahos për lirimin e Ismail Morinës nga burgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.