Lajmet e fundit

Kadri Veseli i del në mbrotje Albin Kurtit!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku po diskutohet për seancën e nesërme parlamentare, ka folur edhe për arrestimin e deputetit Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk kanë pasur informacione për këtë arrestim. Ndërsa, ka kritikuar Policinë për arrestimin, duke thënë se “pavarësisht shkeljeve ligjore që i ka bërë deputeti Kurti, Policia duhet të ketë më shumë transparencë dhe nuk duhet të bëjë veprime të tilla në mes të natës ndaj deputetëve, për të krijuar situata të tilla sikurse që ndodhën atë nantë”. /lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.