Pas shpalljes si i pafajshëm nga gjykata, ish-guvernatori Fullani mund të kërkojë dëmshpërblim, kjo në bazë të ligjit, i cili parashikon kompensim financiar për çdo ditë të kaluar në burg apo në arrest shtëpie.
I arrestuar me datë 5 shtator të vitit 2014 dhe i liruar pak ditë më parë, Fullani mjafton që përmes një kërkese t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë kompensimin që i takon, shkruan shekulli. Kështu, ligji ‘Për kompensim për burgim të padrejtë’ shprehet qartë se: Personi, që është deklaruar i pafajshëm ose për të cilin është pushuar çështja me vendim gjykate të formës së prerë apo të prokurorit, ose është mbajtur në burg tej kohës së caktuar në vendimin e dënimit, gëzon të drejtën e kompensimit për burgimin e vuajtur.
Sipas një përllogaritjeje që ka bërë “Java”, ligji Nr.9381 i jep atij një shumë prej rreth 12 milionë lekësh të vjetra. Fullani ka bërë rreth 400 ditë burgim, që nëse e shumëzojmë me 3000 mijë lekë të rinj/dita, i bie të marrë rreth 12 milionë lekë të vjetra.