Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë mbledhjes së Kryesisë tha se ka pasur informata lidhur me sjelljen e gaz lotsjellësit në Kuvend. Ai tregoi se ishte deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila e mori gaz lotsjellësin në Zyrat e VV-së për t’ia dërguar Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës.
“Sigurimit duhet t’i jemi falënderues pasi çdo informatë e kanë nën kontroll. Albulena Haxhiu ishte ajo e cila shkoi në zyrën e tyre dhe ka marr gaz lotsjellës për t’ia dërguar Albin Kurtit”, ka thënë Veseli.
Ndryshe, në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që, që nga dita e sotme, çdokush që futet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duhet t’i nënshtrohet një kontrolli me skaner.
“Çdokush që futet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, qoftë deputetë, gazetarë,…, do ti nënshtrohet kontrollit me skaner, i cili pritet të sigurohet gjatë ditës së sotme. Vendimi hyn në fuqi që nga sot”, është vendimi i radhës i Kryesisë së Kuvendit.