Lajmet e fundit

Presidentja shtyn Darkën e Lamës, për shkak të sulmeve të planifikuara nga Vetëvendosje! (Dokument)

Organizimi nga Presidentja, i festës tradicionale të Ditës së Falenderimit, “Darka e Lamës”, i planifikuar për nesër, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Lajmi.net ka siguruar njoftimin që Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u ka dërguar të ftuarve në këtë darkë, të paraparë për t’u mbajtur nesër në Pejë.

Burime nga Presidenca të lajmi.net, bëjnë të ditur, se vendimi për të mos e mbajtur Darkën, në kohën e paracaktuar, është marrë shkaku i informacioneve, se opozita e prirë nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte duke u përgatitur për të kryer sulme, për ta prishur këtë ngjarje.

Shtyhet Darka e Lamës

Zyra e Presidentes Jahjaga në njoftimin e ri të dërguar të ftuarve, u ka thënë se për orarin e ri të organizimit, do t’i njoftojë në një kohë tjetër.

“Ju njoftojmë se festa tradicinale e Ditës së Falënderimit, “Darka e Lamës”, e planifikuar që të organizohet më datë, 15 tetor në orën 12:00, në Pejë, do të shtyhet për një kohë tjetër. Për orarin e ri të organizimit të këtij aktiviteti do të njoftoheni në kohë. Me mirësjellje kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndryshim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, aktivistë të Vetëvendosjes, kohëve të fundit po sulmojnë, kryesisht me vezë, pjestarët e institucioneve të Kosovës, si pjesë e fushatës së tyre, të kërkesave për heqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.