Pep Guardiola mund të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni, sipas mikut të tij Joan Vila i Bosch.
Bosch ka dhënë indikacione se spanjolli mund të largohet nga Bayern Munich pasi t’i ketë kaluar tre vite te klubi gjerman, ndërsa për Guardiolan ky është sezoni i tretë me bavarezët, shkruan lajmi.net
“Pep duhet ta zhvillojë vazhdimisht ekipin e tij dhe të kërkojë më shumë nga lojtarët, për këtë arsye ai është vazhdimisht i pakënaqur dhe gjithmonë në kërkim të perfeksionit”, tha ai.
“është e vështirë të mbahet motivi i lartë, te lojtarët që fitojnë aq shumë tituj. Idetë duhet të ndryshohen ose përndryshe uria humbet”.
“Mendoj se pas tre ose katër vitesh, shumica e kësaj urie zhduket dhe marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarëve nuk zhvillohet më”.
“Mendimi im personal është se periudha prej tre ose katër vitesh me një klub është maksimumi”, theksoi Bosch.