Lajmet e fundit

Hoxhiq demanton Bahtirin e Tahirin: Barrikada nuk hiqet nesër

Drejtoresha e Administratës në Komunën Veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka demantuar ministren për Dialog, Edita Tahiri, dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Tahiri dhe Bahtiri kanë deklaruar se barrikada mbi lumin Ibër do të hiqet nesër.

“Meqenëse nuk është nënshkruar memorandum në mes të dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës që ka të bëjë me përcaktimit e kufirit të Mitrovicës, dhe që është dashur të ndodh me 10 tetor, punimet në urën kryesore mbi Ibër nuk do të fillojnë nesër”, ka thënë Hoxhiq për KosovaPress .

Hoxhiq ka thënë se që të zgjidhet ky problem pret ndërhyrjen e ndërkombëtareve.

Ndërsa i kontaktuar nga KosovaPrerss kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka thënë shkurt se barrikada do të largohet nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.