Më 12 tetor, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti u arrestua nga policia, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Kjo gjë bëri që aktivistët e Vetëvendosjes dhe të partive të tjera opozitare, të gjuanin me gurë stacionin policor në Prishtinë.
Vetëvendosje po thotë se me mbajtjen e aktivistëve në arrest, “policia po bëhet argat i Qeverisë”.
“Aktivistët e arrestuar në mbrëmjen e 12 tetorit po vazhdojnë të mbahen në arrest nga Policia e Kosovës”.
“Pushteti po i shton masat e sigurisë brenda Kuvendit ashtu që me forcë ta shtypë vullnetin e deputetëve opozitarë e t’i hapë rrugë “Zajednicën”, dhe paralelisht po i mbanë të arrestuar aktivistët për veprimin e tyre politik legjitim”.
“I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjëherë t’i lirojë 9 të arrestuarit, dhe ndalet së bëri argatin e Qeverisë për shkak se veprimet e tilla arbitrare veç sa e tensionojnë edhe më tutje situatën”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes