Në një deklarim për media, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shprehur se opozita nuk do të dorëzohet.
“Derisa të thehet prapa Zajednica, ne nuk do të kthehemi prapa”.
“Nuk ka kushte për normalizimin e rrethanave”.
Ai është shprehur se përderisa gjendja e Kosovës të jetë e tillë, atëherë kthimi në normalitet nuk është i mundur.
“Protesta po vazhdon sepse nuk ka kushte që të vazhdohet me seanca normale”.
“Qeveria e shtetit e ka krijuar këtë situatë jonormale e të pazakontë, e ne nuk kemi si të sillemi normal”.