Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli duke komentuat zhvillimet e njëpasnjëshme në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të dorëhiqet dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ngjarjet e Kuvendit nuk i nevojiten vendit qytetarët e së cilit kanë halle të mbijetesës.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Gazi lotsjellës dhe situata e krijuar, nuk është e shëndetshme për askënd!
Unë jam i bindur që ngjarjet dhe pamjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, nuk janë ato të cilat i nevojiten vendit. Qytetarët e Kosovës sot kanë halle mbijetese, dhe Qeveria Mustafa ka dështuar që nga dita e parë. Për të shpëtuar vendin nga një krizë më e thellë, dhe nga trazirat të cilat i kemi afër, dhe duke parë menaxhimin e dobët të kësaj situate politike, unë mendoj që Qeveria duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja. (sic)./arbresh.info.