Lajmet e fundit

Pacolli: Qeveria duhet të dorëhiqet

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ngjarjet dhe pamjet e fundit në Kuvendin e Kosovës nuk i duhen vendit.
“Qytetarët e Kosovës sot kanë halle mbijetese. Qeveria Mustafa ka dështuar që nga dita e parë. Për ta shpëtuar vendin nga një krizë më e thellë, dhe nga trazirat të cilat i kemi afër, dhe duke parë menaxhimin e dobët të kësaj situate politike, unë mendoj se Qeveria duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.