Lajmet e fundit
Rikthehet Kim Kardashian

Rikthehet Kim Kardashian

Kim Kardashian publikoi të shtunën  fotot e reja zyrtare të rikthimit të saj në botën e modelimit  pas shtatzënisë.Kim pas lindjes së vajzës North dukej mahnitëse  me një fustan të zi , të shkurtër që shfaqte për mrekulli format trupore. Nuk vërehej as shtimi i peshës i 32-vjeçes derisa mbante një çantë të madhe.

Derisa motra e saj Khole u largua, Kourtney iu bashkua Kimit për kampanjën e koleksionit të ri, i cili do të prezantohet të enjten në Britani të Madhe në dyqanin “Lipsy”.

Në një foto tjetër Kim shihet e veshur me një dantellë të kuqe që ia vë në pah format trupore dhe këmbët e nxira. Motrat e saj Khloe, 29-vjeçe, dhe Kourtney, 33-vjeçe, ishin pjesë e  setit fotografik.

Fotografitë ishin bërë nga fotografi Terry Richardson që kishte bërë edhe videon e bujshme te Miley Cirus,The Wrecking Ball.

Motra e saj Khloe ka shpjeguar për revistën “Atkins” se për ta kthyer trupin në formë, Kim ka përdorur  proteina, ushqime të shëndetshme  si avocado , arra, fruta, ushqim vegjetarian dhe djathë.

Bukuroshja e famshme po planifikon që të shkruajë një libër për humbjen e kilogramëve pas lindjes dhe është e sigurt se fansat e saj do ta pëlqejnë librin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.