Lajmet e fundit

Kryeministri italian uron De Biasin

Gjatë një emisioni sportiv në Radio RTL 102.5, kryeministri italian, Matteo Renzi, ka përgëzuar trajnerin e ekipit të tij, Antonio Conte, për kualifikimin e Italisë në “Euro 2016” dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

“Urime për Antonio Conten dhe skuadrën e tij për kualifikimin e arritur. Faleminderit edhe De Biasit, që për herë të parë ka sjellë Kombëtaren shqiptare në Europian. Është bukur që italianët arrijnë rezultate të mira jashtë vendit”, ka thënë Renzi.

Pak pas përfundimit të ndeshjes në Armeni, kryeministri italian kishte shkëmbyer sms urimi edhe me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.