Sipas politologut dhe analistit, Donik Sallova, Kosova e ka një kryeministër që nuk është i guximshëm që të marr përsipër që ta gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar.
“Kemi një kryeministër të paguximshëm, që nuk mund ti argumentojë marrëveshjet e nënshkruara. Kjo do ta bënte më të përgjegjshëm. Një kryeministër në një situatë të bllokadës duhet ta gjejë zgjidhjen. Jemi në këtë situatë edhe për shkak të mungesës së guximit të kryeministrit. Ko është hakmarrje e opozitës ndaj Isa Mustafës”, tha Sallova në “Politikë” të Sejdi Demirit në televizionin “Tribuna Channel”.
Sipas tij, në një shtet normal presidentja egjen zgjedhjen, por Sallova mendon se Jajhaga nuk e ka autoritetin e saj që është dashur ta ketë për ta zhbllokuar situatën e krijuar./Gazeta Tribuna/