Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në Orën e Fundit në Klan Kosova ka theksuar se ultimatumi i tij për lirimin e Urës së Ibrit për qarkullim brenda 48 orëve do të respektohet. “Jam i bindur se kjo do të ndodhë”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Blic.
Ai ka shtuar se parku i paqes është dashur të largohet sot, por tash është dhënë një afat 48 orësh.
“Në marrëveshjen e 25 qershorit për urën e Ibrit ka qenë gjithashtu nënshkrimi i një memorandumi për nënshkrimin e një marrëveshje për kufijtë administrativë të komunave të veriut.”
“Ata dëshirojnë të luajnë me pikat kufitare të jugut dhe të veriut, të kalohet pakoja e Ahtisaarit kërkesa të cila kurrë nuk do t’i pranojë.”
“Vendimi ka qenë që në ora 8:00 sot të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e barrikadave.”
“Por, tani kanë thënë që të ketë 48 orë afat për nënshkrimin e marrëveshjes.”
“Zëvendësambasdorja amerikane me garantoi që brenda 48 orëve do të largohet bllokada.”
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Mitrovicës është rebeluar me zyrtarët e BE-së që nuk e zbatuan marrëveshjen për lirimin e Urës së Lumit Ibër. Ai me këtë rast ka dhënë një ultimatum pre 48 orëve, që të implementohet marrëveshja e arritur në Bruksel për urën e Ibrit.