Lajmet e fundit

Këshilli Drejtues i AAK-së: Voton për protestën vendimtare

Këshilli Drejtues i AAK-së, sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe njëzëri ka vendosur ta mobiliozojë anëtarësinë dhe simpatizantët e AAK-së, si dhe qytetarët për një protestë vendimtare kundër Kryeministrit dhe Qeverisë.

Organi më i lartë i kësaj Partie, ka vlerësuar se marrëveshjet politike të nënshkruara nga Kryeministri Mustafa, e shndërrojnë Kosovën në shtet jo-funksional, prandaj është e domosdoshme që ato të mos zbatohen.

Në një takim të mbajtur pa prezencën e medias, Këshilli Drejtues i AAK-së, e ka autorizuar Lidershipin të Partisë, që t’i koordinojnë veprimet kundërshtuese edhe me partitë tjera opozitare, me shoqërinë civile, qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë se këto marrëveshje janë në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Poashtu në këtë mbledhje të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që nëse në ndërkohë Kryeministri dhe Qeveria, pezullojnë marrëveshjet, AAK dhe Grupi Parlamentar i saj, t’i rikthehen normalitetit të jetës institucionale, thuhet në një njoftim për medie të kesaj partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.