Lajmet e fundit

Viktor Orban: Islami nuk ka qenë kurrë pjesë e Europës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vazhdon të mbajë qëndrimin e tij të ashpër kundër refugjatëve, sidomos ndaj refugjatëve myslimanë.

Në një intervistë për gazeten javore gjermane ‘Focus’, Orban ka deklaruar se ‘gjuha e elitës europiane është ideologjike dhe dogmatike’, transmeton Kosova News.
“Islami nuk ka qenë kurrë pjesë e Europës,” tha Orban,
Ndër të tjera ai ka pranuar se emigrantët turq të Gjermanisë, të cilin në numër të madh kishin hyrë në Gjermani në vitin 1960, ‘ i përkasin historisë gjermane dhe historisë  së Europës gjithashtu.’
“Por, shpirtërisht Islami nuk ka qenë kurrë pjesë e Europës. Tani jemi në një botë tjetër,” tha Orban, transmeton Kosova News.

Ai gjithashtu ka drejtuar akuza të rënda drejt Gjermanisë dhe Francës, të cilat kanë thënë  se Hungaria duhet të pranojë të ketë shoqëri multikulturore.

“Ne e vendosim vet se çfarë duam apo nuk duam. Jo të gjithë kanë të drejtë të jetojnë në Gjermani ose në Hungari,” tha ai.
Orban ka shtuar se shumica e azilkërkuesve që arrijnë në Europë janë emigrantë dhe jo refugjatë të ikur nga lufta, transmeton Kosova News.

Vetëm në këtë vit, rreth 600 mijë refugjatë kanë hyrë në Hungari, të cilën më pas e kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë dhe Suedisë.
Gardhet kufitare të ndërtuara nga Hungaria, si dhe trajtimi i emigrantëve, duke përfshirë edhe përleshjet e 16 shtatorit, janë dënuar ashpër edhe nga vetë shefi i OKB-së Ban Ki-moon. /Kosova News

Leave a Reply

Your email address will not be published.