Lajmet e fundit

Suedia mbështet Kosovën me 70 milionë euro

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Suedisë, që synon ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve sa i përket programeve të ofruara nga Suedia si pjesë e asistencës së saj për Kosovën.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili ka nënshkruar sot këtë marrëveshje, që kap vlerën prej rreth 70 milionë eurove, ka paralajmëruar edhe marrëveshje të tjera me institucionet e linjës, për zbatimin e projekteve në sektorët e ndryshëm.

Ndërsa pala suedeze është përfaqësuar në këtë marrëveshje nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) ndërkaq është nënshkruar prej shefit të Misionit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, z. Henrik Nilsson.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ministri Çollaku ka nënvizuar se “Fokusi i marrëveshjes do të jetë në integrimin ekonomik me BE-në dhe zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut, fuqizimin e demokracisë, respektimin më të madh të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit dhe në një mjedis më të mirë dhe qëndrueshmëri më të lartë ndaj ndikimit në mjedis dhe ndryshimeve klimatike”.

Kjo marrëveshja kornizë identifikon sektorët kyç në të cilët do të fokusohet asistenca zhvillimore e Suedisë në Kosovë për periudhën kohore 2014-2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.