Lajmet e fundit

Busek: Paqja që BE-ja ka

Pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë nisma e parë e tillë në historinë e përgjakshme të Evropës, ku vetëm Gjermania dhe Franca kanë luftuar kundër njëra tjetrës për 300 vjet me radhë.

“Kur deri më tani nuk kemi pasur një paqe aq të gjatë, sikur kjo e siguruar pas themelimit të Bashkimit Evropian,” ka thënë ai duke e theksuar këtë si arritjen kryesore të BE-së.

Me gjithë sukseset në sigurimin e paqes dhe prosperitetit për qytetarët e vet dhe në zgjerimin me anëtarët e rinj, para BE-së, sipas Busek, sot shtrohen sfida të reja që tregojnë se “kohërat e rrezikshme nuk kanë përfunduar”. Ai këtë pohim e ka ilustruar me krizën në të cilën kanë rrenë marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, apo për shkak të krizës aktuale të refugjatëve nga Siria dhe Irakun që e kanë vërshuar Evropën.

Busek ka thënë më tutje që projekti i BE-së mund të konsiderohet si një storje suksesi, por ende e papërfunduar. “Ende mbetet shumë për tu bërë,” ka thënë ai duke shtuar se dallimet e mëdha që ende ekzistojnë mes vendeve dhe popujve evropianë në të gjitha aspektet, nga ato të gjuhës deri te shkalla e zhvillimit ekonomik, duhet të tejkalohen për të siguruar marrëdhëniet harmonike mes tyre.

Si një sfidë të veçantë për BE-në dhe Evropën, Busek ka theksuar zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kinës, Indisë, Amerikës Latine, që krijojnë konkurrencë për tregjet tradicionale evropiane. Qeveritë evropiane duhet të jenë të ndërgjegjshme për këtë proces dhe duhet ta adresojnë atë dhe jo ta lënë anash, ka thënë ai, duke shtuar se mbrojtja e Evropës nuk mund të qëndroj në izolim por në krijimin e marrëdhënieve me këto pjesë të botës nga interesi reciprok.

Kriza e refugjatëve, sipas Busek, tregon se Evropa nuk është një ishull i izoluar dhe se bota e globalizuar i ka globalizuar edhe probleme, duke bërë që problemet e Sirisë dhe Irakut të bëhen edhe probleme të Evropës.

Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit, që nuk është integruar i tëri në BE, ka perspektivë evropiane që është garantuar në samitin e BE-së në Selanik, në vitin 2003. “Por, për të bërë këtë realitet vendet e BE-së duhet të identifikojnë interesin për inkuadrimin e Ballkanit në radhët e veta dhe për këtë të marrin vendim,” ka thënë ai.

Për sa i përket Kosovës, Busek ka thënë se para asaj shtrohet nevoja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sepse kjo do të shpejtonte njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare që ende nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, arsyet tjera që këto vende ofrojnë si justifikim për mosnjohjen e Kosovës nuk qëndrojnë dhe janë të sforcuar. “E kam pyetur ministrin e jashtëm spanjoll, Morales, a mendoni se nëse nuk e njihni Kosovën, problemi i Katalonisë nuk do të ekzistoj. Nuk kam marr përgjigje,” ka thënë Busek.

Pas ligjëratës, Busek ka bashkëbiseduar me studentët e Kolegjit ISPE për çështje për të cilat ata shprehen më shumë interes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.