Gjermania është dridhur nga një skandal i madh. Ajo akuzohet se bleu të drejtën e nikoqirit të Kampionatit botëror 2006.
Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka pranuar se më 2005 pagoi 6.7 milionë euro në FIFA.
Mirëpo, ata kanë insistuar se pagesa nuk ka të bëjë me të drejtën e nikoqirit të Kampionatit botëror 2006.
Megjithatë, tashmë qarkullojnë dyshime se Gjermania mund të gjendet në skandalin e radhës që e dridhë Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.
Me të njëjtën akuzë ballafaqohet edhe Katari, nikoqir i Botërorit për vitin 2022.